E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, pa mëshirë ndaj Skënderbeut

(ALBANIA SPORT) - Dinamo vazhdoi marshimin e sigurt drejt titullit kampion, duke mundur lehtësisht 3-0 Skënderbeun, në një stadium kombëtar “Qemal Stafa” tërësisht të akullt, në prani të më jo më shumë se 200 shikuesve. Gentian Muça çeli serinë e “tripletës blu” në minutën e 12-të, për t’ia pasuar “asistin” argjentinasit, Lucas Malarcane në të 20’. Mbrojtësi senegalez i Dinamos, Albaje Diop, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-t, përpara se blerja e re dimërore e bluve, Emiljano Vila, të realizonte një gol të mrekullueshëm në minutën e 69-të. Goli i parë i durrsakut me fanellën e Dinamos, ekipi i tij i dytë në Shqipëri. Dinamo regjistroi fitore e 15-të në 19 takime, ndërkohë që Skënderbeu pësoi humbjen e 10-të.

Burimi: Albania-sport.comE Diele, 31 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›