E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik, ju flet Pashai

myslym_pasha22Myslym Pashai ka bërë një koment rreth përdorimit të emrit të tij nga Kreshnik Spahiu në mitingun e Fierit, të cilin e ka postuar në faqen e tij në Facebook.

“Kreshnik ! Ju flet Pashai!

Ti ke axhendën tënde. Para saj nuk të ndal kush. Hap Krahun! është një slogan rutinor i joti. Të vaftë mbarë! Në Fier, shkove me ritmin dhe marrshimin tënd pa ta bërë tërr syri . Unë smund të vija sepse ti e kishe kryer, tanimë veprën tëndë, me përdorjen e aqshumtë të asaj që mbahet përmendsh Ja tani do të dalë në skenë për të folur ai që mundi dy shtete sikur unë të isha një farë Bajlozi apo Katallani për ti shtuar jetë përrallës tënde!

Keshnik! Ju flet Pashai!

Ti prezanton deputetë të ardhshëm me pasion fitimtari, dhe sërish thërret atë njeriun që e kishe në krahë, e në mungesë të tij, prapë e nxjerr nga xhepi i karizmës tënde duke ia hedhur ndër duar, simpatizantëve tanë të Qarkut të Fierit, në Teatrin Bylis. Ata duartrokitën dhe shqyen sytë, të më kërkonin se ku isha, pse skisha ardhur. Mirpo ti e kishe refrenin e keqpërdorur dhe e solle prapë në treg, se të duhej, medoemos.

Mos Kreshnik, se të mallkon Kombëtarizmi im.

Unë isha në Fier tek bashkësia jonë idealiste dhe kombëtariste, por jo tek Ti!
Kreshnik ! Ju flet Pashai !

Po çmund të jetë vallë ajo histeri !? për të ndjekur, me mallkim e kërcënim ata tradhëtorët, që mund të largohen Ti ndjekim hap pas hapi, në brimë të miut, ti kapim, ti pështyjmë duke keqpërdorur aq turpshëm vargun e himnit të flamurit: Nga Lufta veç ai largohet . Që është i lindur tradhëtor ! Nga cilat tribu vjen kjo histeri që nuk ka lidhje me dashurinë dhe mbrothësinë që dëshiron të sjellë Kombëtarizmi ynë ?
Kreshnik ! Ju flet Pashaj!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›