Kreshniku thyen mitin Berisha në Kosovë!
FAIK KRASNIQI
Sulmet e vazhdueshme të Berishës ndaj Kreshnikut( sulmi i fundit tentativa për shkarkimin e Kreshnikut nga KLD-ja) po bëhen për faktin se, Kreshniku u bë më popullor se Berisha në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në kohë rekord i mori popullaritetin. Kreshniku tash është në moshën kur Berisha hyri në politikë 42 vjeç dhe kjo i krijon epërsi madje me një CV(biografi) dhe të shkuar, të shkëlqyer dhe të pakrahasueshme me të shkuaren komuniste të Berishës para se të bëhej president….
Kreshniku zbuloi disa nga tradhëtitë kombëtare të Sali Berishës si,
1.Marrëveshja e ujërave;Sali Berisha deshi ti shesi(fali) 353 km2 det Greqisë, por kjo marrëveshje e fshehur u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
2.Varrezat greke;Sali Berisha ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, gjoja qenkan vrarë duke e mbrojtur Shqipërinë nga nazistët gjermanë.
3.Ndryshimet e kombësive shqiptare në greke, regjistrim i popullsisë i porositur nga Greqia; Saliu në Parlamentin e Shqipërisë miratoi ligjin për regjistrim të popullsisë (sipas qejfit të Greqisë), me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë, por falë Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, e cila muaj më parë patë dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për moslejim të ndryshimit të kombësisë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për ndryshimin e kombësisë.
4.Refuzimi i Berishës për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën; Sali Berisha ishte dhe është kundër pajtimit kombëtar që çoi mosrealizimin e bashkimit shqiptar, sepse mos pajtimi krijon përçarje dhe smund të arrish qëllimin për bashkim në të gjitha pikëpamjet me rëndësi kombëtare.
Muaj më parë Berisha sulmoi Kreshnikun dhe ”Aleancën Kuq e Zi” si të pa fe, ateistë, pa identitet etj. Pas një miqësie 20 vjeçare ai sulmoi Kreshnik Spahiun. Sipas kryeministrit që ka përsipër vetëm zhvatjen e vendit dhe paratë e popullit, ”Aleanca Kuq e Zi” është pa identitet.
Epo kur flet për patriotizëm një qenie komuniste që i shiti naftën serbëve gjatë luftës në Kosovë dhe i fali si pa të keq detin grekëve, dihet se nuk e ka për gjë të përdhosi çdo lloj aleance qoftë për flamur a identitet kombëtar.
Enveri si diktator shfrytëzonte popullin për të qëndruar në pushtet, por Saliu ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës dhe ish”idhulli” im nuk e ka për gjë të shesi popullin, vendin edhe ”prapanicën” e vet po që nevoja për të mbajtur pushtetin.
Kontributi i Berishës në rënie dhe marrëveshjet me grekët, numurori pro Berishë i shqiptarëve jashtë territorit, të cilët të mos jenë haberisur se ishte tamam” idhulli” i tyre (dikur dhe i imi) që u dhuroi grekëve, për hir të karrigës së vet, 353 km katrorë territor me pasuri të pallogaritshme nëntokësore! Sjelli në krye të autoqefalisë ortodokse shqiptare priftin nacionalist grek Janullatosi. Lejoi ndërtimin e varrezave gjoja për ushtarët e vrarë grek në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë, ose më saktë vetëdeklarimin në baza etnike dhe fetare, regjistrim të cilin ështe e kundërshtuar ashpër dhe hapur që nga fillimi Kreshnik Spahiu dhe ”Aleanca Kuq e Zi”, sepse është regjistrim në favor të grekut dhe shumë i dëmshëm për kombin shqiptar.
Lidhjet e Saliut me UDB-ën serbe dhe Damir Fazliçin!
Pikërisht ishte Saliu ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës që gjatë embargos kundër Serbisë(atëbotë Berisha ishte President i Shqipërisë), bënte biznes me serbët duke futur ”ilegalisht” në Serbi naftë dhe cigarre.Dihen edhe bizneset e tij me biznesmenin e dyshimtë serb Damir Fazliç, kriminelit serb( i afërt me Klanin e Zemunit) të cilit i fali me qindra hektarë tokë dhe i shiti shumë ndërmarrje shoqërore në Shqipëri ………por i lidhur edhe me bizneset tjera serbe.Fazliç është shndërruar në një nga njerëzit më të pushtetshëm në rajon pikërisht për faktin e përdorimit të dosjeve sekrete të UDB-së, shef i të cilit për vite me radhë ka qenë daja i tij, Stanishiç.Lidhjet e Berishës me UDB i patë deklaruar më parë edhe vejusha e diktatorit Hoxha, e cila ka deklaruar në media se Berisha ka pasur vjehrrën agjente të UDB. Pra kemi një lidhje të çuditshme midis Berishës dhe Stanishiç, Berisha dhe vjehra e tij(Nexhmije Hoxha: Vjehrra e Berishës, agjente e UDB. Ndër të tjera e veja e Hoxhës sqaroi edhe faktin pse nuk kishin marrë kardiologun Sali Berisha në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës. Ajo sqaroi se propozimi për përfshirjen e kardiologut Sali Berisha pranë grupit të mjekëve të Enverit e bëri Hysni Kapo. Në fakt, rrëfen Nexhmije Hoxha, ne kërkuam se kush ishin kandidaturat e tjera dhe Hysni Kapo prezantoi dhe Ylli Popën. Kandidatura e Ylli Popës u pa e arsyeshme sipas familjes Hoxha pavarësisht faktit se kishte bashkëshorten rumune. Ndërkohë që kur dëgjuan propozimin për Sali Berishën, Nexhmija deklaroi se e kontestuan kandidaturën e tij për arsye se ai kishte vjehrrën agjente të UDB, shërbimeve famëkeqe sekrete të asaj kohe. Saliu në shtëpinë tonë është futur nga dera e pasme. Ai ishte një komunist fanatik. Bënte të pamundurën edhe atëherë që nëpërmjet zellit të tepruar të tentonte të vinte në pushtet).
Mos vallë kryeministri shqiptar na del i mbërthyer nga agjenturat serbe.Faktet e fundit mesa duket e implikojnë rëndë kryeministrin shqiptar, për më shumë ardhja pompoze dhe e dhunshme e Fazliç, konfirmon faktin që kryeministri shqiptar është peng i dosjeve të Stanishiçit.
”Nëse nuk gaboj Saliu ka qenë profesor edhe në Universitetin e Tiranës, dhe mesa kam dëgjuar (aty ku jepte leksione) nëse shifte dikë me flokë pak më të gjata sesa “standartja” j’u bënte namin, gati edhe në përjashtime, dhe masa të rrepta si këto shembuj. Pra Saliu deri në kohën që punonte për Partinë Komuniste luante një rol të flaktë në atë organizatë, dhe ndershmërisht i dhuroj vullnetin e tij Partisë Komuniste. Kjo gjë do të thotë se ai e kishte zemrën aty(dhe akoma e ka), në atë parti”.
Dallimet mes Saliut dhe Kreshnikut!
Kur Berisha hesht ndaj serbëve dhe grekëve, Kreshniku flet me zë të lartë( Në Qershor ishte hera e parë që del një zyrtar i Shqipërisë kaq hapur me një deklaratë kundër Daçiqit; ”Spahiu porositi Daçiqin: Larg duart nga Kosova dhe presidentit të Serbisë Tadiq, e këtë gjë e bëri Kreshnik Spahiu, kurse Berisha mbajti gojën mbyllur ndaj provokimeve të shumta serbe kundrejt Kosovës. E vlerësoj Kreshnikun për iniciativën që ka marrë bashkë me ”Aleancën Kuq e Zi” (ku edhe unë jam anëtar) , dhe që po përpiqet që edhe nëpërmjet mediave t’i japë një shuplakë uzurpimit grek në jug të Shqipërisë. Deri më sot në 20 vjet “demokraci” është hera e parë që një zyrtar i lartë shqiptar akuzon hapur Greqinë për atë çfarë po mundohet të kurdisë me regjistrimin e popullsisë( gjë të cilën ia arriti me regjistrimin e popullsisë, duke e rritur artificialisht numrin e grekëve në Shqipëri). Deri më tash këtë gjë nuk e ka bërë as Saliu as Nano, as Rama dhe askush tjetër.
Origjina e dyshimtë e Berishës dhe origjina natyrale e Kreshnikut nga Kosova(Prizreni) dhe Shqipëria!
Saliu nuk di çështë identiteti, sepse atë nuk e ka as vet, as atë kombetar e as atë fetarë. Identitetin kombëtar e ka humbur pas binacionalizimin familjar, atë fetarë e ka humbur duke u servilur para PPSH(Partia e Punës së Shqipërisë) si ateist dhe pa besim në ZOT. Shoku Sali dha dhënë fjalën se do regjistrojë shqiptarët ashtu siç duan ata serbomalazez apo greke, vetëm shqiptarë më pak, dhe këtë gjë ia arriti me regjistrimin e popullsisë duke ia bërë qejfin Greqiësë, Serbisë dhe shteteve të tjera sllave. Ky është demokrat si serbomalazez apo Genc Pollo grekofil. Saliu ka strategjinë e paraparë dhe të premtuar para atyre që kanë paguar këtë si të quhen ndryshe, më vjen keq, por nuk ka fjalë më të butë se TRADHTARË.
-Egoizmi i Berishës për të mbajtur autorësinë dhe monopolin e patriotizmit e çon në luftë ndaj patrioti