E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kreu i AAC-së takim me ambasadorin Shawky, fluturime direkte me Egjiptin

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj priti sot në një takim ambasadorin e Egjiptit në vendin tonë, Hassan Shawky.

Të dy palët nënvizuan lidhjet historike midis dy popujve dhe theksuan domosdoshmërinë e fluturimeve direkte të skeduluara midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

Intensifikimi i takimeve dypalëshe me qëllim draftimin, negocimin dhe firmosjen e dokumentit përkatës në një kohë sa më të shpejtë ishte ajo çfarë u dakordësua në takim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›