Kreu i AK Zi Jo agjenteve te UDB-se ne qeverisje
Drejtuesi i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu teksa shpalli dje ne Kruje programin me 10 pika te kesaj levizje theksoi se politika shqiptare nuk duhet te pranoje me drejtues qe jane pjese e sherbimeve sekrete te Serbise dhe Greqise. Ne nje ceremoni te kuruar me kujdes ne vendin ku Gjergj Kastriot Skenderbeu lindi Spahiu theksoi se pervec faktit qe drejtuesit e vendit duhet te kishin rotacion politik te detyruar ata duhet te ishin larg sherbimeve sekrete te vendeve fqinje si UDB-ja e Serbise dhe Asfalia e Greqise. Shqiperia behet nese vendosen standardet baze te demokracise dhe ndryshimit nepermjet kufizimit te mandateve politike te kryetareve te partive kryeministrave kryetareve te bashkive dhe komunave ne jo me shume se dy mandate pa te drejte perseritje theksoi Spahiu mes pikave te tjera te paraqitura duke mos harruar ta vendose theksin edhe te pastertia e figurave te politikaneve ne vend. Nga ana tjeter ai hodhi akuza te ashpra ndaj Kryeministrit Sali Berisha po keshtu edhe ndaj Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci. Ata jane faqja e zeze e historise se Shqiperise ata jane faqja e zeze kunder bashkimit kombetar. Sot nuk e gjen asnje nga 10 milione kuqezi qe te jete kunder bashkimit me Kosoven me perjashtim te dy kryeministrave ne Tirane dhe Prishtine theksoi ai.