Haxhinasto Ligji eshte mbi gjithcka
Zv/kryeministri i vendit njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi se vendimi i Gjykates se Larte per pafajesine e kreut te LSI-se Ilir Meta tregoi se ligji eshte mbi gjithcka. I pyetur nga mediat Haxhinasto e cilesoi ceshtjen si nje afere mbi nje video te manipuluar.
Gjykata u tregua e pavarur u bazua teresisht mbi ligjin dhe logjiken juridike - deklaroi ministri i Jashtem dhe zevendeskryeministri Edmond Haxhinasto.
Politika nuk eshte manipulim as mashtrim ky vend ka nevoje per nje politike shume me pozitive ka nevoje per tu orientuar pozitivisht drejt arritjeve alternativave dhe jo goditjeve te kundershtareve politike - u shpreh Haxhinasto.
I pyetur rreth nje rikthimi te mundshem te kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim ne ekzekutivin e vendit Haxhinasto tha se pas vendimit te dhene nga Gjykata e Larte Ilir Meta mund te vendose vete per angazhim ose jo ne qeveri.