E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i FMN-së jep dorëheqjen, mund të jetë prekur edhe nga virusi HIV

Kreu i FMN-së dha dorëheqjen dje pas akuzave të ndritura kundër tij për dhunë seksuale në Shtetet e Bashkuara. Dominik Shtraus Kan i ka mohuar pretendimet e bëra nga një shërbyese në një hotel në Nju Jork, se ai e ka dhunuar atë. Francezi Shtraus Kan po përballet edhe me një test HIV-i, pas deklaratave se viktima e supozuar e tij mund ta kishte virusin. Besohet se ajo ka jetuar në një apartament të zotëruar nga Aids chairty (Bamirësitë për personat me SIDA). Avokati i viktimës, Xhefri Shapiro, i ka mohuar këto deklarata se ajo mund të kishte HIV, duke i quajtur mizore. Por, shoqata e bamirësisë me bazë në Harren, e konfirmoi dhe ato apartamente jepeshin vetëm për personat e rritur që ishin me HIV. Shtraus Kan, 62 vjeç, mund ta refuzonte testin e ofruar në rast se prokurorët nuk ruanin intimitetin e çështjes.
Shërbyesja, një nënë vejushë me origjinë nga Guineja, Afrika Veriore, tha se kreu i FMN-së, lakuriq, e kishte detyruar atë dy herë të kryente akt seksual me të, i kishte hequr rrobat dhe ishte përpjekur ta përdhunonte. Policia ka marrë edhe një pjesë nga tapeti në suitën e tij në Sofitel Hotel për testet e ADN-së. Shtraus Kan i ka mohuar të gjitha akuzat. Ai ka qenë figura më e fortë për të zëvendësuar Nikola Sarkozinë në garën presidenciale të vitit të ardhshëm dhe rreth 60 për qind e francezëve besojnë se ai ka qenë viktimë e një komploti të ngritur nga rivalët e tij politikë. Tri javë më parë, socialisti ka bërë një intervistë që mund të quhet profetike. Ai tha se një pengesë për zgjedhjen e tij ishte: Një grua që ishte përdhunuar dhe që i ishin ofruar 500 000 deri në një milion euro për të ndërtuar një histori. Ish-ministri po ruhet që të mos kryejë vetëvrasje në burgun Rikers Island në Nju Jork. Atij i duhet të mbajë gjatë gjithë kohës një aparat që kontrollon frymëmarrjen e tij dhe nuk i lejohen lidhëset e këpucëve. Shtraus Kan, i martuar, mund të dënohet deri në 25 vjet burg nëse vërtetohen akuzat kundër tij.

Letra e Dominik Shtraus Kanit

Zonja dhe zotërinj të Bordit, më jep një trishtim të pafund detyrimi për të paraqitur sot përpara Bordit Ekzekutiv, dorëheqjen nga posti im si drejtor Menaxhues i FMN-së. Unë mendoj në këtë moment mbi të gjitha për bashkëshorten time, të cilën e dua aq shumë, për fëmijët, familjen dhe miqtë e mi. Mendoj gjithashtu për kolegët e mi në FMN. Së bashku ne kemi përmbushur gjëra kaq të mëdha gjatë tri dekadave të fundit dhe më shumë. Mbi të gjitha, unë dua të them se i mohoj me vendosmërinë më të madhe të mundshme të gjitha akuzat që janë bërë kundër meje. Unë dua ta mbroj këtë institucion, të cilit i kam shërbyer me nder dhe përkushtim, dhe sidomos unë dua ti kushtoj të gjitha forcat e mia, të gjithë kohën time dhe të gjitha energjitë e mia vërtetimit të pafajësisë sime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›