Putin kritik: NATO të përmbyllë deri në fund misionin në Afganistan

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se trupat e NATO-s duhet të qëndrojnë në Afganistan derisa të kenë kryer detyrën.
Putin tha se “është për keqardhje që shtetet, të cilat po marrin pjesë në operacionet në Afganistan, po mendojnë ti tërhiqen nga atje”.
Ai sugjeroi që shtetet anëtare të NATO-s, të cilat “e kanë marrë përsipër këtë mision ta çojnë atë deri në fund”.
Presidenti rus i bëri këto komente gjatë vizitës që i bëri qytetit rus, Uljanovsk.
Pjesa më e madhe e trupave të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.