Lezhë, rishikohet plani për zhvillimin ekonomik

Prioritetet e zhvillimit afatgjate te qendrueshem ne nje njesi vendore duhet te referohen ne hartimin, zbatimin, vlersimin dhe rishikimin e planit te zhvillimit strategjik te komunitetit, duke perfshire edhe palet e interesuara.
Per arritjen e ketij objektivi bashkia e Lezhes ka nisur rishikimin e planit strategjik per zhvillim te qendrueshem qe eshte mbeshtetur nga programi Delta, ndersa eshte ngritur edhe Keshilli i partneritetit i perbere nga sektori publik, privat, dhe donatore te ndryshem.
Per kreun e bashkise Lezhe, Viktor Tushaj, ky dokument eshte Kushtetuta e nje qyteti, ne baze te te cilit do te hartohen projekte si dhe vendosen objektiva per te permirësuar jeten e te gjithe qytetareve.
Rishikimi i planit strategjik per nje zhvillim te qendrueshem te Lezhes, ka si synim qe ne vizionin e saj deri ne vitet 2030, ky qytet turistik te pasuroje trashegimine historike e kulturore me ekonomi ne rritje e biznes konkurues.
Jep mundesine e krijimit te lidhjeve te shpejta, zhvillim urban e mjedisor te qendrueshem, ndersa do te frymezoje progres e krijimtari qe afron dije te avancuar e mireqenie per te gjithe.