E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla: Meta, natën me të inkriminuar, ditën bën të shqetësuarin për Policinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend sot akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bën politike me dekretit duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se presidenti Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës. Balla përmendi në këtë politikë dekretesh të Presidentit edhe kthimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit”

 “Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit “Për policinë e shtetit”. Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin. Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës, që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe  ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit. Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit. Është e patolerushme, është e papranueshme Ilir Meta që të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turpin e vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinë”. tha Balla.

/rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›