E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Grupit të PD: PS në bojkot zgjedhor, një ogur i keq

Tiranë, 23 qershor 2010 NOA Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha sot se bojkoti i zgjedhjeve nga Partia Socialiste është një ogur i keq dhe lajm i keq për vendin dhe opozitën shqiptare.

Reagimi i Patozit erdhi pas deklaratës së bërë nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në intervistën që i dha mbrëmë Zërit të Amerikës lidhur me mospjesëmarrjen e mundshme të opozitës në zgjedhjet lokale të vitit 2011 kur tha se më parë duhet bërë transparencë e zgjedhjeve aktuale.

Edi Rama prodhoi dy lajme të këqija për shqiptarët, së pari konfirmoi që PS mund të bojkotojë zgjedhjet lokale. Aksionet politike të Ramës dhe përpjekjet e dështuara të tij, rropatjet lart e poshtë, brenda dhe jashtë vendit, mund të lexohen në funksion të këtij qëllimi ogurzi, - tha z.Patozi.

Ai vlerësoi më tej se PS pavarësisht disfatave të disata në zgjedhje, duhet të përballet me elektoratin për të korrigjuar gabimet dhe rezultatin.

Kurse më tej, z.Patozi tha se lajmi i dytë i keq ishte për vendin, pasi PS po degradon. Në intervistën për "Zërin e Amerikës", Rama e trajtoi këtë televizion ashtu si ka bërë edhe me mediat në Shqipëri, duke i quajtur pyetjet e gazetares, si ato të kafeneve të Tiranës.

Në vijim Patozi tha se kryetari socialist mbetet i vetmi politikan në botë që me cinizmin dhe arrogancën e tij, kërkon deri dhe ekskluzivitetin e përgjigjeve duke fyer njerëzit e fjalës së lirë.

Sipas Patozit, cinizmi arrogant i Ramës ndaj shtypit të lirë tregon mentalitet jo demokratik ndaj fjalës së lirë. Ai kërkon jo vetëm ekskluzivitetin e pyetjeve por dhe atë të përgjigjeve.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›