E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i KOKSH-it jep doreheqjen

Agim Fagu ka dhene te shtunen doreheqjen nga posti i presidentit te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar. Doreheqja e tij erdhi pas punimeve te Asamblese Statutore qe ky institucion zhvilloi dje ne qytetin e Durresit. Mbledhja e Asamblese eshte shoqeruar me debate te shumta mes anetareve te federatave te ndryshme te KOKSH-it. Nuk kane munguar edhe akuzat e ndersjella per korrupsion. Ne keto kushte Fagu deklaroi doreheqjen. Mesohet se ne vendin e tij eshte komanduar deri ne nje moment te dyte kur te behen zgjedhjet perkatese Ela Tase ish-volejbolliste e shquar e Dinamos dhe e ekipit kombetar anetare e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH-it. I dorehequri Agim Fagu u zgjodh ne krye te KOKSH-it nga pjesemarres te 62 federatave sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›