E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Kishës në Moldavi kundër homoseksualëve: Turp!

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Moldavisë ka kërkuar ndalimin e Paradës së Homoseksualëve në vend, duke e cilësuar atë si ngjarje të turpshme.

Mitropoliti Vladimir i ka thënë Radios Evropa e Lirë se qeveria duhet të hedhë poshtë ligjin e ri, që mbron homoseksualët nga diskriminimi, por nëse këtë nuk mund ta bëjë, të ndalojë së paku tubimet e tyre.

Ai ka thënë se homoseksualët duhet të ndalojnë së bëri “gjëra të marra, të cilat janë në kundërshtim me natyrën nejrëzore”.

Komuniteti lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual i Moldavisë ka mbajtur tubimin e parë në Kishinau këtë pranverë.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›