Kreu i Komisionit të Posaçëm Zgjedhor: Gara në PD, ja kush e menaxhon procesin e votimit
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit, Gjergj Lezhja, prej disa ditësh drejton komisionin e posaçëm zgjedhor që do të numërojë votat e 22 korrikut, garës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Kjo “KQZ” do të certifikojë fituesin që do të marrë drejtimin e PD-së. E gjithë puna do të bazohet mbi disa akte dhe udhëzime të dala prej saj dhe që do të zbatohen deri në mbylljen e procesit zgjedhor. Kreu i “KQZ”-së, Gjergj Lezhja, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka sqaruar dje përgatitjet që po bëhen për një numërim votash sa më të saktë të anëtarësisë së PD-së, e cila voton pasuesin e Sali Berishës pas dorëheqjes së tij.
Lezhja shprehet se aktualisht puna e këtij komisioni është fokusuar tek aktet dhe udhëzimet e posaçme që ndihmojnë procesin zgjedhor, ndërkohë që dy kandidatët, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë dërguar përfaqësuesit e tyre pranë “KQZ”-së. Lezhja thotë se ende nuk dihet sesa kohë do të marrë numërimi dhe shpallja e fituesit, por sipas tij procesi i numërimit të votave do të nisë në momentin që në Tiranë do të mbërrijë kutia e fundit e votimit.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)