E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Kushtetueses pritet propozimi i Topit

Keshilltari i Presidentit deklaroi se kreu i vendit Bamir Topi do te beje publik sot propozimin e tij per emrin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

Presidenti ka zbatuar ligjin ne te gjitha propozimet e anetareve te Kushtetueses sqaroi keshilltari Spiro Peci duke shtuar se Topi do te jape propozimin e tij para nisjes per New York.

Nje dite me pare kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u shpreh ne lidhje me mungesen e dekretit te Presidentit per emerimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma u shpreh Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›