Ndotet uji ne Vlore 100 femije ne dite ne pediatri. Dyshohet epidemi
VLORE- Situate shqetesuese ne Repartin e Pediatrise ne Spitalin Rajonal te Vlores. Ne dite ne kete repart paraqiten 100 apo edhe me teper femije shume prej te cileve shtrohen nderkohe qe kapacitetet jane 50 shtreter. Drejtori i spitalit te Vlores Besnik Elezi eshte shprehur se eshte nje situate per te cilen eshte informuar dhe ministri i Shendetesise. Sipas tij nese do te vijohet me keto ritme atehere do te kerkohen ambiente shtese. Deri ne keto momente jane shfrytezuar te gjitha dhomat dhe ambiente te tjera te ketij pavioni ku edhe ne korridore jane pare shtreter e nuk jane te pakta rastet kur dy femije rrine ne nje krevat.
Sipas pediatres Rita Llanaj jane te shumte femijet edhe te moshes nen 3 vjec qe vizitohen dhe shtrohen njekohesisht. Ata paraqiten me bark dhe te vjella si dhe shqetesime te tjera te cilat vijne si pasoje e humbjes se lengjeve te trupit. Duke e krahasuar me nje vit me pare - tha Llanaj - numri ka qene i larte referuar periudhes. Nuk eshte i pakte edhe numri i femijeve qe marrin mjekim duke mos u shtruar ne keto reparte. Shume prinder per kete ia kane hedhur fajin ujit te pijshem qe sipas tyre ka pasur probleme.
Aktualisht reparti i Pediatrise ne Spitalin Rajonal te Vlores po perballon nje fluks dy tre here me te larte se normat e lejuara.
Uji i pijshem Shendeti Publik Te perdoret vetem i zier
Kujdes pasi edhe uji i marre tek tuneli Uji i Ftohte duhet pare me rezerva. Ndersa per shume qytetare vlonjate por edhe te ardhur nga rrethina apo Fieri ky uje preferohet si uje i pijshem edhe ndaj konsumimit te tij duhet te kihet kujdes. Apeli vjen nga Drejtoria e Shendetit Publik ne Vlore. Ne nje komunikim te fundit me popullaten kjo drejtori njoftoi se uji ne Vlore ka probleme te ndotjes por jo vetem kaq. Edhe pika te cilat njihen si furnizueset me uje te paster nuk i kane shpetuar kesaj ndotjeje. Shkak jane punimet qe po kryhen ne kuader te projektit te ujesjellesit punime te cilat jane te paevitueshme. Sipas deklarates Drejtoria e Shendetit Publik Vlore njofton qytetaret e Vlores qe te mos e konsumojne ujin pa e zier pasi deri ne mbarim te ujesjellesit te ri uji nuk ploteson kushtet higjieno-sanitare per te konsumuar. Gjithashtu mos te perdoret per konsum ushqimor as uji i marre tek tuneli pasi uji i atij stacioni del me ndotje. Aktualisht ndotja eshte pasuar edhe me crregullim te regjimit te furnizimit te ujit te pijshem. Per shkak te punimeve qe po kryhen vendosjen e pompave dhe sistemin e ri te furnizimit ka pasur mjaft anomali perfshi ketu edhe nderprerjen disaditore ne lagje te ndryshme. Ashtu edhe sic ishte paralajmeruar nga ndermarrja dite me pare sistemi i vjeter i furnizimit me uje te pijshem si dhe tubacionet tashme te amortizuara i jane nenshtruar nje zevendesimi total ne nje nga kater pikat e pompimit per qytetin e Vlores. Ne zonen e Ujit te Ftohte dhe pikerisht ne stacion zevendesimi i tubacioneve te vjetra me te reja ka sjelle dhe anomali per furnizimin e banoreve te Vlores me uje te pijshem nderkohe qe nga ana e Shendetit Publik behen me dije shenja te ndotjes. Nuk ka asnje njoftim te dyte se sa do te vijoje kjo gjendje nderkohe qe punimet e ujesjellesit priten te zgjatin me muaj.