E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i LSI, Ilir Meta pritet të takohet me ambasadorin Arvizu

TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA-së i akredituar në vendin tonë, Aleksandër Arvizu pritet të zhvillojë një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Takimi pritet të mbahet në orën 12:00 në ambientet e LSI_së, ndërkohë ende nuk ka jnë komunikim zyrtar për temën e takimit.

Vizita e ambasadorit amerikan vjen pas takimit që ai pati dje me kryeministrin e vendit Sali Berisha i cili dje deklaroi se pranon verdiktin e zgjedhjeve, dhe mban gjithë përgjegjësinë e humbjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›