Procesi zgjedhor reagon Komisioni Europian

Komisioni Europian i konsideron inkuajuese zhvillimet e proçesit zgjedhor ne Shqiperi dhe vlereson anonçimin e doreheqjes se kryeministrit Sali Berisha nga funksionet e Partise Demokratike. Permes nje deklarate per shtyp, Komisioni Europian dergon nje sinjal pozitiv per integrimin europian te vendit.
"Ne pergezojme koalicionin fitues te te dieles.Ne pershendesim perfshirjen e integrimit europian ne krye te programit te ketij koalicioni. Ne besojme qe qeveria e ardhshme do te ndjeke agjenden e reformave ne menyre gjithperfshirese per ti dhene nje vrull te ri proçesit te integrimit" thuhet ne deklaraten e Komisionit Europian.
Ekzekutivi i Bashkimit Europian vlereson punen e kryer nga mazhoranca aktuale.
"8 vitet e fundit kane qene vite te rendesishme reformash dhe rritjeje ekonomike.
Shqiperia ka arritur progrès te dukshem ne integrimin europian, si liberalizimin e vizave dhe rekomandimin per statusin e kandidatit" citohet ne deklaraten e KE-së.
Per Bashkimin Europian, tani me shume se kurre në Shqiperi eshte i nevojshem
bashkepunimi nderpartiak per te siguruar nje tranzicion te shpejte per qeverine e ardhshme.
"Anonçimi i Kryeministrit Berisha eshte nje hap i rendesishem drejt ketij qellimi
Ka shume sfida ne vend qe kerkojne nje vemendje te menjehershme.
Eshte koha per Shqipeirne qe te shohe me besim ne te ardhmen europiane" perfundon deklarata per shtyp e Komisionit Europian”, mbyllet deklarata.