Si të planifikojmë pushimet verore?
Kjo është periudha e vitit që do ju duhet të zgjidhni dhe të planifikoni pushimet tuaja të verës. Njerëzit shpesh ëndërrojnë për pushime perfekte që do t’u japin mundësinë trupit dhe mendjes së tyre për të rimarrë energjitë dhe për t’u larguar nga ditët e zakonshme lodhëse dhe monotone. Kur vjen puna për të planifikuar një pushim, ka një numër zgjedhjesh që duhet të peshohen. Ku dëshironi të shkoni? Sa dëshironi të shpenzoni? Ku mund të gjeni ofertën më të mirë? Relaks apo argëtim? Ekzistojnë disa vendime që duhet të peshohen në mënyrë që të planifikohet një ‘arratisje’ e paharrueshme dhe unike. Një planifikim i tillë shpesh shoqërohet me stres, duke iu penguar për të zgjedhur ndërmjet alternativave të shumta që mund të keni menduar. Planifikoni gjithçka vetë duke marrë parasysh kërkesat dhe dëshirat tuaja. Nëse puna juaj është stresante, duhet të shikoni për vende të qeta që ofrojnë relaks, ushqim të mirë dhe pushim total. Nga ana tjetër, nëse jeta juaj është monotone, atëherë planifikoni diçka emocionuese e të mbushur me aktivitete argëtuese. Një avantazh për të planifikuar pushimet tuaja është të pasurit e buxhetit të nevojshëm financiar, për të testuar më tej aftësitë dhe limitet tuaja. Kur planifikoni pushimet verore, jeni ju ata të cilët do të zgjidhni ofertat më të mira për situatën tuaj. E mira e kësaj është që të shmangni të paguani agjentët e udhëtimeve dhe t’i shqyrtoni vetë vendet ku do dëshironit të shkonit. Ju mund të mendoni se të planifikoni pushimet mund të jetë e vështirë, por mund ta evitoni këtë nëse bëni një hulumtim përpara se pushimet të afrojnë. Gjithashtu, nëse mbështeteni në disa nga librat udhërrëfyes të ‘pushimeve të mira’ apo faqet e internetit
që reklamojnë kompani dhe vende të ndryshme, mund t’i bëni të gjitha vetë. Duke menduar në lidhje me problemet që mund të lindin gjatë periudhës së pushimeve, mund të shmangni një pjesë të madhe të stresit dhe gjërave të paparashikuara.
Ja disa nga gjërat për të bërë para se të shkoni me pushime.
Zgjidhni një vend që doni të vizitoni në vendin tuaj ose diku jashtë vendit
Nëse vendosni për pushime në nivel lokal apo të vizitoni një vend tjetër, shikoni dhe zgjidhni ofertën më të mirë të mundshme. Planifikoni pushimet tuaja Gjëja e parë që duhet të bëni është që të planifikoni se çfarë ju duhet nga ky udhëtim. A doni të përjetoni kulturën lokale apo thjesht të argëtoheni në plazhet me rërë? Vendosni në bazë të nevojave dhe pëlqimeve tuaja. Tani në sajë të internetit, askush nuk ka ndonjë justifikim për të mos gjetur të gjitha informacionet e nevojshme. Shumica e vendeve tani kanë një faqe interneti zyrtare nëpërmjet së cilës reklamojnë dhe tregojnë gjithçka që dëshironi të dini rreth tyre.
Sa të holla duhet të shpenzojmë?
Paraja është rrënja e së keqes, kur është fjala për marrëdhëniet dhe jetën në përgjithësi. Sigurohuni që keni financat e nevojshme për pushime. Provoni të bëni një listë të shpenzimeve që mund të kryeni dhe të njerëzve që mund të takoni. Mos harroni të përfshini gjëra të tilla si: Sa janë shpenzimet për një person; sa para ekstra do të keni nevojë; dhe çdo gjë tjetër që ju mund të mendoni se është e domosdoshme. Studioni çdo grimcë informacioni në lidhje me zonën ku dëshironi të shkoni
Përgatiteni veten para se të shkoni në një destinacion pushimi të panjohur.
Gjithmonë është një rrugë efektive për të ditur paraprakisht gjëra të tilla si: Kultura, moti dhe klima që ka zona ku do të kaloni pushimet, bukuritë lokale të destinacionit, monedha vendëse, autobusi/ linja hekurudhore, oraret dhe kostojo e përdorimit të tyre, lloji i ushqimit të shërbyer në restorante, vendndodhja e dyqaneve për akomodimin tuaj, vendndodhja
e plazheve, tërheqjet kryesore turistike,koston e gjetjes dhe mënyra më e mirë për t’i arritur ato, nëse mund të ecni apo ju duhet të udhëtoni me autobus. Sa më shumë të dini rreth vendit ku do të kaloni pushimet, aq më mirë do t’ia kaloni dhe aq më shumë do ta vlerësoni dhe eksploroni vendin e pushimeve tuaja. Shfaqni pritshmëri reale Pritshmëri të paarsyeshme mund të çojnë në stres të padëshiruar. Kështu që shijojini pushimet duke mirëmenaxhuar me mundësitë dhe kohën që keni në dispozicion. Përqafoni çdo moment, qoftë i mirë apo i keq. Këto janë disa udhëzime që mund të ndihmojnë të kaloni pushime të mrekullueshme, çlodhëse apo argëtuese në kujtesën tuaj. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë pushimi juaj mund të jetë një makth, i paparashikuar, në vend të një pushimi relaksues që jeni duke shpresuar. Duke planifikuar rreth gjërave përpara se të ikni për të shijuar pushimet tuaja, mund të ndihmoni në lehtësimin e presionit për të marrë vendime të nxituara.
(e.m/summer pages/gazetashqiptare/BalkanWeb)