E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i NATO-s në Tiranë: Putin të bëhet serioz, çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty

Kreu i NATO-s, Mark Rutte i është bashkuar liderëve të tjerë që janë pritur nga Kryeministri Edi Rama përpara “Shtëpisë së Europës”. Në një deklaratë para mediave, Rutte u ndal te lufta Rusi-Ukrainë dhe dërgimi i një delegacioni të nivelit të ulët në Turqi nga ana e Putin, për bisedime me Kievin.

Për këtë të fundit, Rutte u shpreh se ishte një gabim i madh nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa i dha dhe një mesazh se tashmë duhet të jetë serioz për të gjetur një rrugë për arritjen e paqes.

“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty. Pres me padurim të takohem me ministrat e jashtëm në Tiranë.

Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt topi është në fushën e tij. Ai duhet të luajë, të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia është mbi të.

Që kur kam qenë kryeministër i Holandës e njoh shumë mirë Putin. Është gjë shumë e mirë që Ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe ka dërguar delegacion mjaft të prirë për të negociuar paqen. Jam shumë I lumtur për rolin që po luan SHBA dhe rolin e Trump për të zhbllokuar këtë situatë”, deklaroi Rutte.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›