E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i OMONIA-s së Korçës arratiset në Greqi për ti shpëtuar dënimit

Share

Kreu i OMONIA-s së Korçës, Naum Disho, është arratisur drejt Greqisë. Dy ditë më parë Disho u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit në Korçë, dhe pikërisht për t`iu shmanguar arrestimit, është larguar për në shtetin helen.

Pas shqyrtimit të ankimimit pas vendimit të shkallës së parë, Apeli vendosi dënimin e Dishos me akuzën e dhunimit të varreve në Boboshticë. Ndërkohë që për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, gjykata vendosi lirimin e tyre me kusht.

Sipas gjykatës, punimet në varrezat e Boboshticës janë kryer me iniciativën dhe sponsorizimin e kreut të OMONIA-s, Naum Disho, pak kohë para se në këto varreza të zhvillohej ceremonia e përvitshme në memorialin e ngritur për nder të një ushtari grek të vrarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Disho u dënua me akuzën e dhunimit të varreve për shkak të ndërhyrjes me punime betoni në zgjerim të një platforme prej betoni dhe ngritjen e shkallëve mes për mes varrezave në Boboshticë. /ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›