E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përfundon darkën me Metën (FOTO)

Share

Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e Ilir Metës në orën 22: 40 minuta. Ai ka përshëndetur me dorë nga kamerat që ruanin në distancë hyrjen e portës së Ilir Metës, i cili ka një hyrje speciale në pallatin që ka bërë tri kate shtesë.

Berisha ka hyrë në shtëpinë e Metës rreth tre orë më parë. Takimi shihet gjerësishtë si një kërcënim mbi drejtësinë shqiptare, e cila pritet të japë gjykimin e saj për pretencën e prokurorisë, që kërkon dy vjet burg për Ilir Metën.

Berisha ka mbrojtur dy netë më parë me shumë vendosmëri Ilir Metën, duke sulmuar prokurorinë dhe duke lavdëruar Gjykatën e Lartë. Darka e tij në shtëpinë e Ilir Metës është e pazakontë dhe e para e Berishës me një vartës të tij në gjithë karrierën e tij 20 vjeçare si politikan.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›