E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i OSBE ne Shkoder Mbeshtetje per shtresat ne nevoje

SHKODR- Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Eugen Volfang ka zhvilluar nje vizite ne shtepine sociale te projektit Shpresa ku jetojne 10 persona me aftesi te kuafizuar qe jane drejt rruges se rehabilitimit te plote dhe autonomise. Ambasadori Eugen Volfang vleresoi mendimet pozitive te stafit te tij ne prezencen e OSBE-se ne Tirane dhe Shkoder te cilet u bene nismetare te ketij projekti per mbeshtetjen e qendrave sociale ku perfitues jane pikerisht nje kategori qe ka nevoje per solidaritet.

Ky projekt perfshin nje seri programesh te rehabilitimit permes dhenies se profesioneve te ndryshme por dhe formimit te duhur te rezidenteve ne shtepite familje te ndryshme dhe qendrat e zhvillimit ka mbi 16 vjet qe ushtron aktivitetin e saj. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ka dhene nje kontribut ne mobilimin e nje prej ketyre shtepive familje ndaj dhe qellimi i vizites se ambasadorit te OSBE-se ne Shqiperi ishte njohja me nga afer me kete projekt social. Qendra e projektit mbledh cdo dite mbi 30 persona me aftesi te kufizuara nga 7 shtepi familje ne Shkoder te cilet bejne punime druri qe jane te destinuara per shitje. Te asistuar nga mjeshtra marangoze ato bejne punime artizanale me dore si dhe punime te imeta ne makineri.Ambasadori Volfang nuk ka preferuar te shprehet per situaten politike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›