Rihapet tuneli i Kalimashit kalimi me pagese nga janari 2011
Fillimi i qarkullimit ne te dyja krahet e tunelit rihap debatin per kalimin ne te nese do te jete me pagese apo jo. Burime nga kompania Pas vendosjes se trareve pagesa mund te filloje qe ne ditet e para te 2011-s
Rihapet tuneli verior i Kalimashit ne autostraden Milot-Kukes-Morin duke garantuar trafikun pa pengese ne kete segment rrugor. Pjesemarres ne ceremonine e inaugurimit ishin ministri i Transporteve Sokol Olldashi homologu i tij kosovar Fatmir Limaj si dhe ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Ky i fundit ishte ne detyren e ministrit te Transporteve ne momentin kur filluan punimet per rrugen. Rihapja e tunelit ka bere qe pronaret e kioskave ne hyrje te dy grykave te nisin cmontimin pasi fillimi i qarkullimit ne te dy tubat ben qe automjetet te mos ndalojne me aty.
Me gjithe hapjen e te dy tubave mbetet ende enigme fakti nese kalimi do te behet me pagese apo jo. Gjate ceremonise se inaugurimit nuk eshte diskutuar per kete ceshtje. Krahas kesaj asnje perfaqesues i kompanise qe menaxhon tunelin nuk pranon te flase. Ata te drejtojne tek Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve duke u shpjeguar se nuk jane te autorizuar per shpjegimin e ceshtjeve te tilla.
Gjithsesi burime nga kompania menaxhuese Savronik bejne te ditur se kalimi me pagese ne tunel do te filloje se zbatuari ne ditet e para te vitit te ardhshem.
Nje arsye tjeter sipas ketij burimi per mos fillimin e pageses gjate ketij viti eshte se parashikohet te mbyllet tubi jugor per nje periudhe te shkurter per te bere te mundur disa riparime ne pajisjet elektromekanike.
Mundesia e kalimit me pagese ne tunel ishte paralajmeruar edhe me pare nga te njejtat burime te cilat e lidhen ate me vendosjen e trareve kalimin duke shpjeguar edhe menyren se si do te procedohej. Tuneli i Kalimashit do te jete me pagese por aplikimi i saj do te behet vetem pas hapjes se te dy tubave te tij.
Jane shtate trare elektronike qe kane ardhur dhe do te instalohen ne hyrjet e tunelit si ne portalin verior ne Kalimash dhe ne portalin jugor ne Thirre. Pagesa ne tunel do te jete vajtje -ardhje me konkretisht nje automjet qe udheton nga Prishtine ne Tirane do te paguaje ne hyrje ne portalin verior ne Kalimash nderkohe qe automjeti qe udheton nga Tirana ne Prishtine do te paguaje ne hyrje ne portalin jugor ne Thirre.
Kjo skeme pagese nuk mund te realizohet kur qarkullimi behet vetem ne njerin tub te tunelit prandaj aplikimi i pageses ne tunel do te filloje kur te jene ne funksion te dy tubat . Keshtu kishte deklaruar per gazeten ne muajin prill te ketij viti njeri prej operatoreve te kompanise Savronik.
Ashtu sic kishte shpjeguar edhe operatori tashme traret elektronike jane vendosur rreth 200 metra pa hyre ne tunel. Megjithate instalimi i tyre ende nuk ka perfunduar. Traret elektronike do te komandohen nga salla e komandes ku menaxhohet qarkullimi ne brendesi te tunelit.
Punimet per shpimin e tubit verior qe u peruruan dje kane perfunduar mengjesin e 25 majit te vitit kaluar nderkohe qe perurimi simbolik i bashkimit te te dy aneve te tunelit eshte bere me 31 maj te po atij viti ne nje ceremoni ku moren pjese kryeministrat e Shqiperise e Kosoves Sali Berisha e Hashim Thaci.
Tubi verior i tunelit te Kalimashit eshte leshuar per qarkullim me 25 qershor te vitit shkuar vetem dy dite para zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi. Kjo galeri qendroi e hapur per nje periudhe prej tre muaj e gjysme ku sherbeu me orar te reduktuar dhe eshte mbyllur me kohe te plote mbremjen e 11 tetorit te vitit kaluar per te lejuar vazhdimin e punimeve per vendosjen e pajisjeve elektromekanike.
Pas perfundimit te ceremonise Olldashi ka vijuar rrugen per ne Vermice ku bashke me ministrin Fatmir Limaj kane inspektuar punimet ne autostraden Vermice-Merdar ne pjesen e Kosoves.
Me perfundimin e tubit verior te tunelit te Kalimashit personeli inxhiniero-teknik te cilet jane kryesisht shtetas turq do te zhvendoset ne Kosove. Nderkohe ne Shqiperi do te mbetet nje grup prej 40 punetoresh qe po riparojne pjesen e rruges se shembur ne Geziq te Mirdites dhe demtime te tjera ku kompania mban pergjegjesi per eleminimin e defekteve per nje periudhe dy vjecare pas dorezimit te objektit.
Pagesa e tunelit te Kalimashit objekt debatesh i politikes dhe medias ne Shqiperi
Pagesa ne tunelin e Kalimashit eshte paralajmeruar nga mediat qe ne tetor te vitit 2009. Lajmi i botuar ne media shkaktoi asokohe reagime ku kryeministri Sali Berisha ministri i Transporteve Sokol Olldashi si dhe ish-zevendesministri i Financave Florion Mima mohuan ne nje fare menyre faktin se tuneli do te jete me pagese.
Nderkohe ish-zevendesministri tjeter i financave Sherefedin Shehu aktualisht deputet ne parlament qe nga koha e botimit te lajmit nuk e ka mohuar faktin e pageses ne tunelin e Kalimashit.
Deputeti Shehu ne rolin e ekspertit te financave eshte deklaruar per domosdoshmerine e pageses per shkak te kostos se larte te mirembajtjes se tunelit. Nga ana tjeter ministri i Transporteve Sokol Olldashi gjate nje interviste dhene ne mediet e Kosoves me rastin e perurimit te tubit jugor te tunelit te Kalimashit me 21 maj te ketij viti ka folur per mundesine e pageses per kalimin ne te.
Olldashi deklaroi se tuneli do te jete pa pagese por nuk perjashtoi mundesine qe me perfundimin e tubit tjeter tubit verior te tunelit do te filloje te aplikohet pagesa e cila do te sherbeje per menaxhimin dhe mirembajtjen e tij.
Zyrtare te kompanise menaxhuese Savronik nuk kane dhene asokohe ndonje shifer per tarifat qe do te paguhen ne tunel pasi kjo sipas tyre do te percaktohej ne bashkepunim me qeverine shqiptare konkretisht me Ministrine e Financave dhe ate te Transporteve.