E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PBDNJ: Duhet të përgatiten zgjedhje të reja dhe një qeveri teknike

Tiranë, 19 qershor, NOA Qeveria Berisha dështoi me procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe për këtë arsye, duhet të përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kërcënimi për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor të 28 qershorit, këtë radhë nuk ka mbërritur nga Partia Socialiste, siç jemi mësuar të shohim gjatë këtyre ditëve në podiumet e konferencave për shtyp të selisë rozë, por nga kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Sipas tij, një reagim i tillë nga partia që përfaqëson mbërrin për faktin se

zgjedhjet po delegjitimohen përditë dhe se procesi i numërimit të votave tjetërsoi vullnetin politik të shqiptarët.

Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të idesë së hedhur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama për mosnjohjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.

Ndër të tjera, Dule ka hedhur edhe idenë e krijimit të një qeverie të re teknike, pasi ajo që pretendon të ndërtojnë së bashku sipas tij, LSI dhe PD, nuk mund të jetë e duhura për ët qeverisur vendin.

Por gjithsesi, edhe pse në të njëjtin mendim me PS-në, PBDNJ nuk ka ngurruar ti dalë kundër edhe kësaj partie, duke deklaruar se PS nuk e mbrojti votën e PBDNJ-së.

Komisonerët socialistë duhej ta mbronin votën e PBDNJ-së gjatë numërimit të votave, theksoi Dule në deklaratën e tij për shtyp.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›