Kreu i PD, Basha takon ambasadorin Arvizu në selinë e re tek ish-SHQUP
TIRANE- Nis rreth 14:00 takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, ashtu siç ishte konfirmuar edhe më herët nga zyra e shtypit të PD.
Takimi mes tyre po zhvillohet në ambientet e selisë së re të kësaj partie tek ish- SHQUP.
Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e re të PD-së rreth orës 14:22, ndërsa pak më vonë (në orën 14:28) në këtë seli ka shkuar edhe diplomati amerikan. Ky është takimi i parë mes tyre, që mbahet në selinë e re të kësaj partie.
Ndërkohë që selia e re e PD do jetë ish-SHQUP, ajo e vjetra do t’i kalojë Bashkisë së Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)