E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti i Europa League, Skënderbeu e Kukësi të pafat pas përjashtimit të Fenerbahçes

Sot UEFA ka hedhur shortin e Ligës së Europës. U shpresua që Skënderbeu ose Kukësi mund të merrnin pjesë, pavarësisht eliminimeve të një dite më parë, pasi është përjashtuar Fenerbahçe, por goglat nuk kanë qenë me fat për shqiptarët, duke zgjedhur APOEL të Qipros. Kompeticioni i dytë më i madh i futbollit europian në rang klubesh do ta ulë siparin e këtij sezoni me finalen e 14 majit 2014, në “Juventus Stadium”. Ndeshjet e fazës së grupeve nisin më 19 shtator 2013. Goglat kanë përcaktuar sfida interesante, ku spikasin përballjet Valencia-Svansea, Totenhem-Anzhi apo edhe Lion-Real Betis. Sa u takon skuadrave që eliminuan së fundi Kukësin dhe Skënderbeun, ato kanë rënë në grupe të vështira. Çernomorets Odesa, që eleminoi korcarët, ku luajnë edhe dy shqiptarët Bakaj e Vangjeli, do të kenë kundërshtarë potencialë, si PSV Eindhoven dhe Dinamo Zagreb, ndërkohë që Trabzonspori do të ketë punë me Lacion e shqiptarëve Tare dhe Cana. Një rast i mirë ky për t’u hakmarrë ndaj turqve, që i dhanë fund ëndrrës së bukur të Kukësit në Ligën e Europës. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)

Grupi A
Valencia
Svansea
Krasnodar
St.Gallen

Grupi B
PSV
Dinamo Zagreb
Çernomorets
Ludogorets

Grupi C
Standard Liezh
Salzburg
Elfsborg
Esbjerg

Grupi D
Rubin
Vigan
Maribor
Zulte

Grupi E
Fiorentina
Dnipro
Ferreira
Panduri

Grupi F
Bordo
APOEL
Eintraht Frankfurt
Makabi Tel Aviv

Grupi G
Dinamo Kiev
Genk
Rapid Vjenë
Thun

Grupi H
Sevilja
Freiburg
Estoril
Liberec

Grupi I
Lion
Real Betis
Viktoria
Rijeka

Grupi J
Lacio
Trabzonspor
Legia
Apollon Limasol

Grupi K
Totenham
Anzhi
Sherif Tiraspol
Tromso

Grupi L
Alkmar
PAOK
Makabi Haifa
Shakhter Karagandi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›