E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PDK-se komenton qendrimin e PS

Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama gaboi në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Sipas tij, lidershipi socialist i dha më shumë rëndësi zgjedhjes së Avokatit të Popullit se atij të kreut të shtetit.
Kryedemokristiani Ndoka thotë se Presidenti i Republikës Bujar Nishani u zgjodh në mënyrë kushtetuese. Për zotin Ndoka, socialistët në të vërtetë nuk ishin të interesuar për një President kosnensual, nisur edhe nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të cilat i propozoi vetë.
Reforma zgjedhore, është sfida më e afërt e politikës shqiptare. Nard Ndoka deklaron se në qoftë se Partia Socialiste nuk mbështet kërkesa për rishikimin konkret të legjislacionit zgjedhor, atëherë PDK do të largohet nga koalicioni opozitar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›