E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane apelon per permbylljen e reformave te integrimit

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Karola Myller-Holtkemper, ka deklaruar se zgjedhja e Presidentit të Republikës ishte një proces kushtetues. Në një intervistë dhënë për Dojçe Vele, ambasadorja Holtkemper duke theksuar se zgjedhja e zotit Nishani ishte e mirë, shprehet me besim se Bujar Nishani do të përpiqet të përfaqësojë unitetin e popullit.
“Parlamenti shqiptar zgjodhi Presidentin e ri në një proces kushtetues dhe kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që ne dhe të tjerë kishim shpresuar të arrihej konsensusi. Bujar Nishani më duket një zgjedhje e mirë, unë i kam shprehur atij urimet e mia. Përvoja e bashkëpunimit me të kanë qenë pozitive, qoftë si ministër Drejtësie ashtu edhe si ministër i Brendshëm. Ishte një bashkëpunim besimplotë, transparent dhe rezultativ. Unë jam optimiste që, si President, ai do të përpiqet të përfaqësojë vërtet unitetin e popullit”

Gjatë kësaj interviste, zonja Holkemper apelon për përmbylljen e punës me prioritetet e mbetura për përafrimin me Bashkimin Europian. Ajo tha se ambiciet integruese për vjeshtën e ardhshme janë tashmë të njohura, po kështu edhe kushtet. Ambasadorja kujtoi se Komisioneri për Zgjerimin Stefan Füle i ka sjellë edhe njëherë në vëmendje pikat e mbetura gjatë fjalës së mbajtur përpara Parlamentit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›