Kreu i PL-së, Meta: Me PD-në kemi firmosur marrëveshjen historike për referendumin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, bëri të ditur se ka nënshkruar me PD-në, një marrëveshje që, sipas tij, “u jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë për të qenë zot të Shqipërisë”.
“Së bashku me PD kemi firmosur marrëveshjen historike për Referendumin, që u jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë për të qenë zot të Shqipërisë”,- shkruan Meta.
/rtsh.al/