E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Si u pasqyrua nga mediat e huaja protesta e opozitës, jehonë edhe në Rusi

Protesta e një dite më parë mbajtur para Kryeministrisë dhe thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pasqyruar edhe nga mediat e huaja.

Mediat e huaja raportojnë se mbështetës të opozitës u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Reuters shkruan se protesta ishte paqësore, ndërsa ka evidentuar të vetmin incident që ndodhi mes tyre dhe forcave të policisë.  

Protesta e opozitës u pasqyrua gjerësisht edhe nga media qeveritare ruse, Agjencia Shtetërore e Lajmeve, Tass.

Tass thekson se “me mijëra njerëz u mblodhën para kryeministrisë”, duke shtuar se të drejtuar nga Berisha dhe Meta, ata kishin dalë për të protestuar kundër korrupsionit dhe varfërisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›