E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta, Meta thirrje qytetarëve: Bashkohuni në shesh për t’i dhënë fund pushtetit shpirtzi të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia, duke iu bashkuar protestuesve në marshimin drejt kryeministrisë. Meta i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës “për t’i dhënë fund pushtetit shpirtzi të Ramës”.

“Fuqia e qytetarëve është gjithçka. Jemi duke u bashkuar me prindërit e fëmijëve të cilëve shpirtziu u mbylli kopshtin, shkollën dhe i bëj thirrje atyre që nuk kanë mbërritur në shesh të vijën dhe t’i japim fund këtij pushteti shpirtzi. Ju e shikoni sesa paqësore është atmosfera, sa demokratike, mesazhi ka qenë i qartë askush nuk duhet të provokojë qytetarët”, tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›