Kreu i PS, Rama: Duam kutitë e materialet
Bazuar ne kerkesen e rezolutes se Parlamentit Europian qe kerkoi zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi, kryesocialisti Edi Rama eshte gati per kompromis. Fletet e votimit te mos digjen dhe kutite me materialet zgjedhore te hapen qe ne diten e pare te punes se komisionit hetimor eshte oferta e opozites.
"Ne duam zgjidhje, e kemi pranuar zgjidhjen dhe jemi te gatshem ta jetesojme ate bazuar ne rezultatin e negociatave me te fundit. Duam qe komisioni me shumice nga opozita dhe ne drejtimin e opozites te kete ne dispozicion qysh diten e pare kutite e dokumentacionit zgjedhor", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.
E gjithsesi djegia e fleteve te votimit tha Rama nuk do te ndale perpjekjet e opozites per kompromis tha Rama gjate fjales se tij. "Djegia e fleteve te votimit nuk eshte fundi i cdo perpjekjeje per kompromis por eshte edhe ndarja perfundimtare me kete Parlament dhe me kete qeveri", vijoi Rama.
Ndarjen e LSI-se me Partine Demokratike ne Kuvend gjate votimit per gjykatesin Sokol Como, nuk e beson kush sipas Rames. "Votimi i djeshem eshte thjesht farse. Farsa e nje koalicioni qeveritar qe eshte i bashkuar ne perpjekjen per te kapur shtetin dhe per te sunduar kete vend. Kete koalicion nuk e ndan asgje dhe eshte i bashkuar ne gjithcka", vijoi Rama.
Ne konferencen per shtyp kryetari i Partise Socialiste nuk i lejoi vetes se tij asnje koment per deklaratat e Ben Blushit. "Une nuk komentoj komentet", tha ai.
Dorian Kodra