Ndryshimi i buxhetit, 39 mld lekë shkurtimet buxhetore
Shkurtime drastike si në të ardhura ashtu edhe në shpenzime janë paraqitur si ndryshimet që do ti bëhen buxhetit të shtetit të këtij viti. Ministri i Financave ka paraqitur draftin e buxhetit të shkurtuar në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare.
"Të ardhurat në buxhetin e shtetit, propozohen që të ulen me 27.2 mld lekë. Shpenzimet e buxhetit të shtetit të ulen me 39 mld lekë. Ulja e shpenzimeve nuk prek disa nga prioritetet e deklaruara të qeverisë", tha Ridvan Bode, minister i Financave.
Rritja e pagave dhe pensioneve ka kushtëzuar edhe shkurtime në investimet buxhetore. Bode tha se nuk do të ketë tenderime të reja por do të punohet në objektet tashmë të hapura.
"Investimet publike po ashtu pësojnë një ulje. Vëllimi i shpenzimeve kapitale që zvogëlohen është rreth 19 mld lekë, nga 86 mld të programuara në fillim të vitit. Ajo që ka ndodhur në investimet publike është bllokimi i tenderimeve të reja, hapja e veprave të reja dhe intensifikimi në financimin e veprave ekzistuese. Në këtë buxhet me gjithë shkurtimin e shpenzimeve që kemi bërë, ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për veprat në proces i janë shtuar dhe 4.3 mld lekë", tha Bode.
Në shkurtimin e të ardhurave të buxhetit uljen më të madhe e kanë tatimet e doganat. Shkurtim pësojnë edhe sigurimet shoqërore dhe të ardhurat e pushtetit vendor. Ministri i Financave tha se megjithë ndryshimet ruhen parametrat pozitivë të buxhetit.
Adi Darsi