E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS fton FRD e LSI ne koalicion

Konferencë për shtyp në “Twitter” me Edi Ramën. Ishte gjetja e fundit e kryesocialistit këtë fillimviti, përmes së cilës Rama u përpoq të lëshonte ftesa për bashkëpunim politik. Së pari, ftoi Frymën e re Demokratike të ish-Presidentit Bamir Topi. Rama shkruan: “FRD duhet te çlirohet nga kompleksi se bashkimi ne frontin opozitar mund te shihet si tradheti. Barazlargimi ndihmon regjimin!”. Më pas një mesazh i drejtpërdrejt në adresë të Ilir Metës. “LSI duhet te zgjedhe: Paterice e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti te mire”, shkruan Rama. Kryesocialisti thekson se “duhet nje front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i pare është largimi i regjimit me vote mbarëpopullore”.
Në këtë të ashtuquajtur konferencë për shtyp, Rama ripërsërit prioritetet e programit politik të Partisë Socialiste.
Në këto momente Rama po iu pergjigjet LIVE pyetjeve te simpatizantëve dhe ndjekësve te tij…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›