Kreu i PS-se Rama Ne keto kushte nuk mund te kete zgjedhje te reja

Menjehere pas mbajtjes se protestave ne kater qytete Tirane Korce Lezhe dhe Vlore kreu i PS-se Edi Rama deklaroi se ne keto kushte nuk mund te kete zgjedhje te reja.
Ne keto kushte nuk mund te behen zgjedhje duhet te krijohen kushte pasi jo vetem qe te gjitha hallkat e procesit elektoral tashme jane deshmuar te mangeta saqe derformojne rezultatin por jane shtuar edhe te tjera probleme te renda - tha Rama
Ky pushtet tha Rama mban mbi supee barren e rende te vrasjes se 3 demonstruesve te pafajshem. Pa harrur videohajnine qe mbetet ende nje enigme ne raport me vendosjen e drejtesise.
Kryesocilisti tha gjithashtu se ka qene dhe mbete i gatshem per dialog politik.
Kam qene jam dhe do te mbetem se dialogu eshte nje mekanizem i patjetersuar ne nje process politik - tha Rama
Opozita tha Rama eshte e vednosur ta luftoje kee regjim qe sillet si pushtues. I pyetur nga gazetaret nese do te ishte gati per nje takim me kryeministrin Sali Berisha rama u pergjigj Ska dyshim takim per takim dhe muhabet per muhabet takim me Saliun nuk mund te kete - tha ai
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi dje nje takim njeoresh me aleatet e koalicionit opozitar Opozita e Bashkuar me qellim bashkerendimin e aksionit opozitar per demonstrimet e sotme ne Tirane e tre rrethe te tjera te vendit.
Pas takimit duke folur per mediat kreu i PSD Skender Gjinushi dhe ai i PLD Spartak Ngjela folen per zgjedhje te reja si mundesia e vetme per daljen nga kriza.
Kryetari i PSD Skender Gjinushi u shpreh se Fjalen e fundit ne demokraci e thote populli. Populli shprehet me zgjedhje te lira dhe te ndershme. Mungesa e te cilave eshte edhe baza e kesaj krize cka i eshte shtuar me mbrapa makuteria e qeverise dhe deri krimi shteteror i 21 janarit
Ndersa Spartak Ngjela tha se E konceptojme krizen ne agravim te rende. Kriza sa vjen dhe ashpersohet e vetmja zgjidhje eshte jo perplasje por zgjedhje te reja
Sipas Opozites se Bashkuar protestat e neserme hapin nje stad te ri protestash pasi ato do te mbahen ne keter qytete njekohesisht
Ngjela tha se demonstrata - homazh ka krijuar nje optimizem te brendshem per nje ndryshim cilesor ne Shqiperi ne funksion te demokracise dhe lirise se individit.
Ne takim moren pjese Skender Gjinushi kreu PSD Paskal Milo kreu PDS Vangjel Dule kreu PBDNJ Nard Ndoka kreu PDK Petro Koci PSV91 Edlir Petani Partia e Gjelber si dhe Prec Zogaj e Ndre Legisi.
Ne kuader te zhvillimit te protestes se paralajmeruar nga Partise Socialiste ne Vlore policia e ketij qarku po merr masa per mbarevajtjen e saj. Kerkesa e bere nga kryetari i PS per rrethin e Vlores Kujtim Sulce ka marre pergjigje pozitive. Nga policia eshte derguar nje shkresa per te mesuar itinerarin e protestes. Drejtori i Policise se qarkut Vlore Ylli Metko lidhur me kete ceshtje shprehet se po merren te gjitha masat e nevojshme.
Policia e Vlores nuk do te marre pjese duke krijuar barrikada por do te jete ne vezhgim te mbarevajtjes se protestes. Metko eshte shprehur se jane marre informacione ne rruge operative qe nuk do te kete dhune. Ai ka nenvizuar se do te angazhohen te gjitha forcat policore te drejtorise se qarkut si dhe ne ndihme te saj do te vijne dhe dy grupe te FNSH-se se Fierit te cilet do te jene ne gatishmeri. Sipas Metkos drejtor i Policise se Qarkut Vlore kerkesa e PS-se Vlore eshte per nje bllokim te rruges nga zona e Skeles deri ne hyrje te qytetit per harkun kohor 1400 deri ne 1800.