Polica: Protestat e opozitës paqësore, në Tiranë 3 mijë persona

“Në qytetin e Tiranës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Durrësit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, në drejtim të Sheshit tek Muzeu Kombëtar dhe më pas drejt rrugës së Durrësit nga ora 14:15 deri ne orën 15:20”, theksoi Policia në komunikatë.
Më tej, thuhet se në qytetin e Vlorës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3500 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë aksit Skelë-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri ne orën 15:15. Në qytetin e Lezhës-sqaron-policia- tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 600 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet e Prefekturës Shkodër nga ora 14:10 deri ne orën 14:45.
“Në qytetin e Korçës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 2000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lëvizur nga vend grumbullimet përgjatë Bulevardit Republika në drejtim të Sheshit Ushtari i Panjohur dhe Teatrit të qytetit nga ora 14:00 deri ne orën 14:50”, vijon deklarata. Policia shprehet më tej se ishin marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimeve.
Mbyllet paqësisht protesta e opozitës
Tiranë (15:20)– Protesta e opozitës e nisur nga ora 14:00 është zhvilluar paqësisht në të katër qendra kryesore të qyteteve të Tiranës, Lezhës, Vlorës dhe Korçës.
Qindra demonstrues kanë hedhur pankarta kundër qeverisë, teksa me ta janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Socialiste. Protesta është mbyllur paqësisht.
Policia, megjithëse ishte në gatishmëri, nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë për shkak se gjithçka ka shkuar normalisht. Në protestën e Tiranës është parë edhe lideri socialist, Edi Rama ndërsa në tre qytetet e tjera, në protestë kanë qenë edhe deputetë socialistë, të cilët kanë deklaruar se do të vazhdojnë me demonstrata të tjera kundër qeverisë.
Dy javë më parë nga një demonstratë e zhvilluar para selisë së kryeministrisë, pati viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Një javë më pas, opozita marshoi në një miting para selisë së qeverisë për të përkujtuar viktimat. Ndërkohë që këtë të premte, socialistët dolën në rrugë kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin.
Protestuesit opozitarë mblidhen rrugëve kryesore
Tiranë (14:14:) – Rreth orës 14:00, protestues të opozitës janë mbledhur për të demonstruar kundër qeverisë. Pa fjalime politike dhe pa ndonjë vend të përqendruar, demonstruesit po ecin rrugëve kryesore të Tiranës.
Në Tiranë ata do të bashkohet tek Rruga e Durrësit, nga ku po marshojnë me pankarta dhe pa fjalime politike. E njëjta protestë dhe të njëjtën orë po zhvillohet edhe në Vlorë, Korçë dhe Lezhë. /S.Lleshi/Start/
2011-02-04 15:45