E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon qetesisht demonstrata ne Tirane shperndahen qytetaret

Pamje nga protestat e PS

Tirane 4 shkurt 2011 NOA- Pak minuta me pare ka perfunduar edhe ne qytetin e Tiranes demonstrata-marshim e opozites.

Ne kete demonstrate protestues te shumte te ardhur ne kryeqytet nga qytetet perreth kane marshuar rrugeve te Tiranes me pankarta ne duar dhe me thirrje kunder qeverise.

Nisja e tyre ka qene prane Muzeut dhe me pas kane marshuar nga rruga e Durresit drejt Zogut te Zi.

Ne ndryshim ne protestat e tjera kjo eshte quajtur nje demonstrat-marshim pasi nuk jane mbajtur fjalime nga ana e perfaqesuesve politike.

Kreu i socialisteve Edi Rama ka qene i pranishem ne protesten qe eshte organizuar ne kryeqytet se bashku me disa deputete te selise roze.

Kryeqyteti i vendit i cili mendohet se ka pasur numrin me te madh te protestuesve e ka mbyllur qetesisht marshimin e tij.

Por ne cdo moment turma e marshuesve kane qene nen kontrollin e vazhdueshem te uniformave blu.

Qe nga Zogu i zi vend i cili ka shenuar edhe perfundimin e kesaj demonstrate-marshim qytetaret jane shperndare drejt destinacioneve te tyre.

Vetem para pak minutash ka perfunduar demonstrata-marshim ne qytetin e Vlores.

Te pranishem ne kete proteste kunder qeverise kane qene deputetet e qarkut nen drejtimin e Gramoz Rucit

Pika e mbylljes se ketij marshimi mesohet te jete Sheshi i Flamurit dhe deri me tani nuk ka pasur asnje incident.

Ndersa ne qytetin e Korces demonstruesit jane shperndare drejt vendbanimeve te tyre duke u nisur me autobuza drejt Pogradecit dhe zonave perreth.

Te pranishem ne kete proteste kane qene deputetet socialist te dale nga ky qark nen drejtimin e Pandeli Majkos.

Edhe ne qytetin e Lezhes pak minuta me pare u mbyll protesta e zhvilluar paqesisht pasi protestuesit se bashku me drejtuesit e protestes se organizuar jane shperndare.

Por deputeti i ketij qarku Gjok Jaku ka thene para protestuesve qe qytetaret te vazhdojne te mblidhen ne protesta per te rrezuar qeverine.

a.y/NOA

Tagsdemonstrate perfundim polici Tirane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›