E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-së Rama mbledh aleatët

Partia Socialiste dhe aleatët e majtë do të mblidhen sot për të diskutuar mbi qëndrimin politik të opozitës në vijim.
 

Kreu i PS, Edi Rama, ka thirrur në takim aleatët e majtë për të diskutuar situatën politike në vend, ndërsa temë e takimit do të jenë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
 

Pritet që në takim të jenë të pranishëm kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PLD-së Spartak Ngjela, kreu i PSV91 Petro Koçi, kreu i PDK-së Nard Ndoka, sekretari i koalicionit Ndre Legisi, si dhe politikani Preç Zogaj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›