Rama Shqiperia ne nje udhekryq te rrezikshem
Te majte por edhe hajdute qe hane djathtas. Keshtu e ka cilesuar Levizjen Socialiste per Integrim kreu i selise roze Edi Rama ne nje takim ne Athine me emigrantet shqiptare. Ai ka mohuar kategorikisht koalicionin me partine e Ilir Metes per te cilin nuk i ka kursyer akuzat. Ne takimin e zhvilluar merrte pjese edhe sekretari per Emigracionin Erjon Veliaj ishte i pranishem edhe sekretari i pergjithshem i PASOK-ut Mihalis Karkimaqis i cili vleresoi komunitetin shqiptar. Nga ana e vet Rama duke folur ka nenvizuar me force edhe situaten ku ndodhet sot Shqiperia. Ndodhemi ne nje udhekryq teper te rrezikshem. Mjafton te shikojme sulmet qe kryetari i qeverise ndermerr ndaj Prokurores se Pergjithshme per te kuptuar se ku po e cojne ata vendin - tha Edi Rama. Nderkohe ne Asamblene e Zgjeruar te PS-se se Athines eshte bere i njohur fakti se me synim perfshirjen e emigranteve ne diskutimet per programin do te ndertohen stacione takimi me ta per te folur dhe per te degjuar zerin e tyre. Takimi i Athines eshte percjelle me shume entuziazem nga Rama edhe ne profilin e tij ne Twitter.