E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Skalfaros, Topi ngushëllon Napolitanon

Kreu i shtetit Bamir Topi ka ngushëlluar sot homologun e tij italian Xhorxho Napolitano për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Republikës italiane, Oskar Luixhi Skalfaro.
 

Nëpërmjet një mesazhi drejtuar presidentit Napolitano, Topi ka shprehur vlerësimin për ish-presidentin Skalfaro duke shtuar se ai ka lënë gjurmë të thellë në jetën politike europiane.
 

“Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju përcjell Juve ngushëllimet më të sinqerta! Në këto momente, ne ndajmë me ju jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin tonë më të lartë për zotin Skalfaro, gjatë mandatit të tij si President, për përvojën e pasur e aktivitetin e tij të gjithanshëm politik, ndikimin historik që ai ka pasur në politikën italiane, si dhe për personalitetin e tij të veçantë në jetën shoqërore të Italisë. Duke dalë në pah me aftësitë e tij politike dhe morale si burrë shteti në momentet më të vështira në Itali, zoti Skalfaro ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në vendin e tij, por edhe në jetën politike evropiane. Ai ka qenë dhe një mik i madh i shqiptarëve” ka theksuar Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›