E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-së Rama takon Stefano Saninon

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino. Takimi që po zhvillohet në selinë rozë pritet të ketë në fokus dialogun politik dhe bashkëpunimin mazhorancë-opozitë për të përmbushur të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin e vendit .
Ditën e djeshme drejtori për zgjerimin në BE, Sanino është takuar me kreun e shtetit Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe Zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Gjatë këtyre takimeve Sanino vuri në dukje se është detyra e klasës politike shqiptare, sidomos e udhëheqësve të saj kryesorë, që të nisin menjëherë dialogun konstruktiv institucional dhe të kryejnë reformat aq të nevojshme dhe jetësore për të ardhmen integruese të vendit.
Vizita e drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino vjen disa ditë pasi Komisioni Europian rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›