Ndërpritet greva greke, rinis puna në dogana
Ndërprerja e grevës së palës greke ka rikthyer normalitetin në pikat e kalimit kufitar, Kakavijë dhe Kapshticë. Puna ka rinisur mëngjesin e sotëm, pas tre ditë ndërprerjeje, gjë që e bëri të pamundur kalimin e automjeteve drejt shtetit fqinj.
Greva e paparalajmëruar e punonjësve grekë nisi të martën dhe për tre ditët në vijim në dogana mund të kalonin vetëm kalimtarët.