Klinton për bisedime në Islamabad

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pritet që sot të zhvillojë bisedime të tjera me udhëheqësit e Pakistanit.
AFP, ka raportuar se Klinton, do të takohet me presidentin Asif Ali Zardari, me ministrin e jashtëm Hina Rabani Khar, e gjithashtu do të japë edhe një konferencë për shtyp.
Një zyrtar amerikan tha se Klinton, së bashku me një delegacion të lartë amerikan, të enjten kanë zhvilluar katër orë bisedime në Islamabad me ushëheqësit e Pakistanit. Temë kryesore e këtyre bisedimeve thuhet se ka qenë nevoja për veprime kundër militantëve që akuzohen se po përdorin Pakistanin, si një rrugë për të zhvilluar sulmet kundër forcave amerikane në Afagnistanin fqinjë.