Kreu i Partisë Federale të Austrisë, Proll uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve
Tiranë, 20 korrik NOA Kryeministri, Sali Berisha ka marrë një letër urimi sot nga kryetari i Partisë Federale të Austrisë, Josef Proll, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Më lejoni tu uroj për suksesin tuaj në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat përkrahin fuqishëm udhëheqjen politike të Partisë Demokratike dhe dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të votuesve shqiptarë për politikën dhe përkushtimin tuaj për forcimin e perspektivës evropiane për vendin tuaj thuhej në letrën e Proll drejtuar kryeministrit, Sali Berisha.
Unë ju uroj gjithë të mirat për mandatin tuaj të ri dhe suksese në ndërtimin e një qeverie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të zbatojë reformat e nevojshme drejt rritjes së mirëqenies dhe sigurisë, në të mirë të qytetarëve shqiptarë përfundon letrën Proll.
k.k/NOA