E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama fsheh planin urbanistik të Tiranës

Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit deklaroi se qeveria mbështet investitorët, dhe ivetmi kusht për ta është mbrojtja e mjedisit. KRRTRSH pritet të miratojë ngritjen e katër fabrikave të çimentos në Lezhë. " Shqipëria ka nevojë për çimento ndaj jemi të pritur t'i japim përparësi çimentos", the kreu i qeverisë Berisha.
Kryeministri Berisha ka sulmuar edhe kryesocialistin Rama. "Nuk i dëgjoj antiglobalistët sepse janë të majtë. Rama më akuzoi edhe për tec-et me qymyr që po ngrihen në gjithë Europën", tha Berisha. Sipas tij, Edi Rama do e lidhë njohjen e zgjedhjeve dhe me fabrikat e çimentos . Më tej, kryeministri tha se kryebashkiaku Rama fsheh planin urbanistik të Tiranës. "Ne do bëjmë një spot për këtë çështje", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›