E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i policise Burgaj FNSH nuk vepron dot pa urdhrin e policise

Drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj la sot te nekuptohet se pretendimi i kreut te FNSH-se Shemsi Prenci se ai eshte urdheruar te shtype simpatizantet e PS-se ne incidentin e nje jave me pare ne Bathore nuk qendron.

Sipas Burgajt se Forcat e Nderhyrjes se Shpejte nuk mund te veprojne pa urdhrin e drejtorit te Policise. Padite penale mes kreut te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte Shemsi Prenci dhe zv/ministrit te Brendshem Avenir Peka nuk perfshijne punen e Policise se Shtetit beri te ditur Burgaj gjate nje konference per shtyp duke shtuar se policia eshte ne sherbim te qytetareve dhe vepron ne cdo rast denoncimi nga ana e tyre.

Kreu i Policise se Shtetit tha gjithashtu se ceshtja e incidentit te Bathores tashme eshte ne Prokurori dhe eshte pikerisht ky organ qe do ti jape zgjidhje asaj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›