E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i sektit mormon paditet për abuzim seksual

Kreu i një sekti amerikan poligamist është paditur për veprime seksuale ndaj fëmijëve në shtetin e Teksasit.Pesë nga mbështetësit e tij përballen me padi.

Lideri i grupit, Warren Jeffs u dënua vitin e kaluar si pjesëmarrës në përdhunim dhe është ende në burg në Arizonë.

Paditë e fundit vijnë pas një bastisjeje të një fermë në Teksas.

Paditë mbi sektin

Warren Jeffs dhe pesë pasuesit e tij janë paditur nga Juria e Teksasit që është mbledhur në një takim me dyert të mbyllura.

Zoti Jeffs dhe katër persona të tjera, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë paditur për dhunë seksuale ndaj vajzave nën moshën 17 vjeç.

Një tjetër pasues i sektit që nuk është identifikuar, është paditur për tre akuza për mosraportimin e abuzimit seksual ndaj një fëmije.

Akuzat vijnë pas kontrollove që autoritetet teksane bënë në një fermë që i përkiste një sekti të skëputur nga feja Mormone dhe që ende praktikon poligaminë.

Në muajin prill, më shumë se 400 fëmijë u morën në mbrojtje të shërbimeve sociale pas pretendimeve se vajza adoleshente ishin abuzuar seksualisht.

Sekti akuzohet se ka detyruar me forcë vajza nën moshën 17 vjeçare që të martohen me burra më në moshë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›