Kreu i socialistëve në PE mbështet Metën për qeverisjen
Zgjedhjet e 28 Qershorit dhe vendimi i LSI-së për të bashkëqeverisur me Partine Demokratike, ishin në qendër të bisedës midis tyre. Meta e njohu drejtuesin e lartë të socialistëve evropianë me zhvillimet politike në Shqipëri dhe veçanërisht për shkaqet që çuan në rezultatin zgjedhor.
Ai gjithashtu parashtroi arsyet në themel të vendimit për koalicionin e ri qeverisës midis LSI dhe PD. “Ne respektojmë plotësisht vendimin e LSI për koalicionin” – u shpreh Schultz në takimin me kryetarin e LSI, Meta. “Do të bashkepunojmë me Qeverinë e re ku, jemi të bindur se LSI do të japë një kontribut të veçantë në realizimin e reformave dhe në integrimin evropian të Shqipërisë” - vijoi ai.
Në këtë funksion ne do të forcojmë bashkëpunimin me LSI dhe do ta mbështesim në realizimin e objektivave të saj politike. Schultz e ftoi kryetarin e LSI Meta për një vizitë në Bruksel në muajin shtator për t’u takuar me autoritetet e larta të BE dhe me përfaqesuesit më të lartë të së majtës evropiane.