Milloshoski: Do të përmbushim kriteret për anëtarësim
Kështu deklaroi mbrëmë në Bruksel ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, në konferencën e përbashkët për gazetarë me kryesuesin e Bashkimit Evropian (BE), ministrin e Jashtëm të Suedisë, Karl Bilt.
Milloshoski shfaqi shpresë se do të vijojë vendimi politik i Këshillit Evropian për fillimin e negociatave para-aderuese gjatë këtij viti, duke shtuar se lista e përmbushjes së kritereve zvogëlohet, ndërsa përparimi i Maqedonisë është evident.
"Nuk mund të ketë fillim të negociatave për anëtarësim me pajtueshmëri të Greqisë nëse paraprakisht nuk zgjidhet problemi me emrin", deklaroi më parë shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve që t`i komentojë paralajmërimet e KE-së se është e mundur që në raportin e tetorit të figurojë rekomandimi për fillimin e negociatave, transmetoi gazeta "Dnevnik" e Shkupit.
Kemi arritur progres të mirë lidhur me të gjithë çështjet rrjedhëse dhe shkëmbyem mendime për situatën në Ballkanin Perëndimor, tha Bilt pas takimit të gjashtë të Këshillit për Stabilizim-Asocim, që u mbajt të hënën në Bruksel.
Lidhur me kontestin me Greqinë rreth çështjes për emrin Bilt theksoi se kjo është çështje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar. Çështja e emrit kërkon sens të vërtetë të kompromisit nga të dyja palët, tha Bilt, duke shtuar se të dyja vendet kanë interes që të lëvizin përpara.
Në takimin Maqedoni-Treshja e BE-së, në Bruksel morën pjesë edhe zëvendëskryeministrat për Evrointegrime dhe për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Vasko Naumovski dhe Abdylaqim Ademi. Komisioni Evropian në tetor do ta shpallë raportin e ri për përparimin e vendit në evrointegrimet, në të cilin do të nënvizohet përparimi i arritur lidhur me tetë të ashtuquajturat bençmarka, prej të cilave varet rekomandimi për fillimin e negociatave. Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian prej vitit 2005. (makfaks/start)